Merr flakë në ecje makina në Fier, dyshimet e para

33
Sigal

Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët në ecje në Fier. Për pasojë, nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në Bypassin e qytetit rreth orës 13:00.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.