Epidemiologët në Shqipëri: Covid-19 po përhapet më shumë tek të rinjtë

63
Sigal

Korriku dhe fillimi i gushtit, kanë sjellë një rritje të rasteve të reja me Covid-19. Epidemiologët thonë se të rinjtë janë më të prekurit. Tirana mban numrin më të madh të të infektuarve ndërsa disa zona janë me problematika.

“Ka një rritje të lehtë të numrit të rasteve, janë infeksione të sferës komunitare, grupmosha zakonisht janë grupmosha e reja janë presona që nuk e kanë kaluar Covid, nuk janë të vaksinuar por nuk përjashtohen dhe rastet që janë persona që kanë qenë të vaksinuar. Zonat më problematike janë pjesa e Kamzës, Astiri, Kodër Kamza, por dhe Lapraka nuk mbetet me pas”.

Në rritje kanë ardhur dhe rastet e shtrimeve në spital, por epidemiologet thonë se të infektuarit e rinj kryesisht referojnë simptoma të lehta dhe shpesh ngatërrohen me virozat e stinës. Po ashtu epidemiologët apelojnë për vaksinim pasi kjo është mënyra më e mire për t’u mbrojtur veçanërisht nga rastet e rënda dhe fatalitetet.