Banka Kombëtare Tregtare në “black-out” total që nga dreka

382
Sigal

Banka Kombëtare Tregtare njofton se institucioni për shkak të disa problemeve teknike në sistemin qendror bankar, ka ndërprerje në disa shërbime bankare.

Mirëpo burime bëjnë me dije se kjo problematike po vijon që prej orëve të drekës dhe njerëzit kanë mbetur “thatë” pa mundur të përfitojnë shërbimet bankare.

Në njoftimin e saj në rrjete sociale, vetë BKT thotë se ekipet e IT dhe partnerët globalë po bëjnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur. Institucioni kërkon ndjesë për këtë avari në sistem duke shpresuar që gjithçka të rregullohet.