Aksident i rëndë në Korçë vdes këmbësori, policia vihet në ndekje të shoferit

235
Sigal

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Korçë-Pogradec.

Pranë fshatit Buçimas, një makinë ka përplasur 48 vjeçarin, Pajtim Gjylin që po ecte anash rrugës. Fatkeqësisht mësohet se Gjyli ka humbur jetën.

Ndërkaq, shoferi ka vendosur që të arratiset duke lënë në vendin e ngjarjes viktimën.

Policia ka nisur hetimet për të kapur shoferin.

Policia e Pogradecit/ Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.