Sigal

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci ka telefonuar homologun maqedonas Talat Xhaferi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese me të cilat zyrtarisht Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ruci është shprehur se lidershipi i deputetëve shqiptar është përcaktues për arritjen e emrit të ri Maqedonia e Veriut.

“Lidershipi juaj dhe deputetët shqiptarë janë përcaktues të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut,  vizion e kontribut për paqen e stabilitetin rajonal. Maqedonia e Veriut,  vullnet popullor për integrimin në BE dhe NATO. Shqipëria, fqinje, mbështetëse dhe partnere e Maqedonisë së  Veriut”-ka thënë Ruci.