Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Durrës.

Dy persona, këmbësorë,  të moshës 30 dhe 45 vjeç, janë përplasur për vdekje nga një makinë tip BMW me targa AA 835 BD.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 17, te rruga e ish-Kënetës.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes nuk ka zbardhur ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa ka ndaluar drejtuesin e automjetit.