Sigal

Një zjarr ka rënë në një kuti të shpërndarjes së rrjetit elektrik në një pallat në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit.

Flakët dhe tymi kanë shkaktuar panik tek familjet pranë zonës ku ka rënë zjarri që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit.

Shërbimi zjarrfikës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka stabilizuar situatën. Ndërkohë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për të evituar pasoja e zjarrit. Dyshimet e para janë se zjarri ka ardhur për shkak të mbingarkesës në rrjet.