Sigal

Cardi B është një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në jetën e saj, është kthyer në një nga personazhet më të komentuara. Shumë pak kohë pas lindjes së vajzës Kulture, ajo deklaroi ndarjen nga bashkëshorti Off Set dhe që atëherë gjithçka ka qenë një kaos. Midis të gjitha këtyre ndodhive, Cardi B ka publikuar këngën e saj të re “Money”.

Në videoklip shfaqen para, striptiste dhe ndoshta vajza e saj. Nëse e shihni me kujdes, Cardi mban një beb afër gjoksit të saj dhe të gjithë mendojnë se është Kulture. Nëse ju ka shpëtuar kjo është fotoja.