Rama letër qytetarëve që paguajnë energjinë: Inkurajim për punën tonë

498
Sigal

TIRANE – Kryeministri Edi Rama përmes një letre të hapur ka falënderuar të gjithë qytetarët e Shqipërisë të cilët paguajnë në mënyrë të rregullt energjinë elektrike dhe që siç thekson ai për bën një detyrim të fortë për qeverinë për të luftuar fenomenin e turpshëm të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në letrën e Ramës,  kryeministri nënvizon vendosmërinë e aksionit të ndëmarrë kundër vjedhjes së energjisë dhe lidhjeve të paligjshme, duke iu drejtuar qytetarëve se nuk mundet më që ata të mbajnë mbi kurriz vjedhësit e energjisë.

Kryeministri Rama shpreh mirënjohjen e tij për inkurajimin e dhënë nga qytetarët përmes shembullit të tyre të pagesës së energjisë elektrike, ndërsa shton se do të punojë me vendosmëri për t’iu dhënë shtetin që meritojnë.

“Pagesa e rregullt e energjisë elektrike nga ana Juaj është detyrim i fortë për ne që të luftojmë pa pushim për t`i dhënë fund fenomenit të turpshëm të vjedhjes së energjisë. Energiia nuk mund të vazhdojë të paguhet më vetëm nga Ju dhe Ju s’mund të mbani më në kurriz, me paratë Tuaja, edhe ata që e vjedhin energjnë. Dua ta dini se Ju jam shumë mirënjohës për inkurajimin e madh që na jepni përmes shembullit Tuaj qytetar dhe po ashtu, dua t’Ju siguroj se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane do të bëjë gjithcka që vendi ynë të ketë, më në fund, shtetin dinjitoz që Ju meritoni.” shkruan kryeministri në letrën e hapur.

Rama gjithashtu shprehet se është i vetëdijshëm për vështirësitë që paraqesin reformat e ndërmarra nga ana e qeverisë që ai drejton por se sipas tij, të gjithë së bashku mund të ia dalim për të rilindur Shqipërinë.

Në fund të letrës kryeministri shpreh urimin e tij për qytetarët shqiptarë në prag të festave të fundvitit.

“Me këtë shprehje mirënjohjeje dhe angazhim të sinqertë përpara Jush, gjej rastin t’Ju siguroj se jam shumë i vetëdijshëm për vështirësitë, mundimet e për shpresat Tuaja dhe t’Ju shpreh bindjen se së bashku do t’i bëjmë këto vite reformash rrënjësore, vitet e Rilindjes së shumëdëshiruar për Shqipërinë. Gëzuar Vitin e Ri 2015 dhe shëndet e mbarësi për Ju e për familjen Tuaj!” përfundon Rama