Ekzekutimi në Rrëshen/ Gjendet një makinë e djegur, dyshohet të jetë e autorëve

611
Sigal

Një makinë që është gjetur e djegur në zonën Kodër-Rrëshen, në Mirditë, dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes që ndodhi mesditën e sotme në kryqëzimin më të rëndësishëm të qytetit, ku 48-vjeçari Armando (Tonin) Gjini, u ekzekutua në sy të fëmijëve të tij.

Në automjetin e djegur është gjetur edhe një armë kallashnikovi, që dyshohet se është përdorur për të kryer vrasjen.

Nga verifikimet e para konstatohet se makina është me targa të vjedhura.