Marota nuk kënaqet vetëm me Lukakun, hedh sytë nga mesfushori që donte kur ishte te Juventusi

534
Db Torino 29/04/2018 - campionato di calcio serie A / Torino-Lazio / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: esultanza gol Sergej Milinkovic-Savic
Sigal

Interi po punon në këtë merkato me ritme të larta dhe blerja e bujshme e Romelu Lukakut, duket se do të pasohet nga të tjera afrime. Zikaltërit kanë përpiluar një listë me afrimet e mundshme në këtë merkato vere dhe në krye të listës, qëndron mesfushori serb Milinkoviç-Saviç.

Mesfushori i Lacios, ishte shumë pranë kalimit te Mançester Junajtid, megjithatë merkatoja në Angli është mbyllur dhe tashmë kjo pistë ka rënë përfundimisht. Mediat italiane, raportojnë se Marota ka nisur të interesohet seriozisht për Milinkoviç-Saviç të cilin synon ta afrojë për ta pasur të gatshëm sa më shpejt.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Saviç duket se i ka dhënë lamtumirën në një farë mënyre Lacios, pasi ka shkruar se ndihet i lumtur për vitet që ka kaluar me klubin lacial. “I lumtur që kam veshur për 4 vite fanellën me këtë shqiponjë në gjoks”, shkruan mesfushori serb. Tashmë, pritet të ketë të tjera detaje sa i përket të ardhmes së tij.