Milani tenton Armando Brojën, Chelsea merr vendimin

40
Sigal

Armando Broja është në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pëlqehet shumë nga Milani, që tashmë ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e tij.

Siç bën me dije “Gazzetta dello Sport”, për shtatlartin është ofruar një kontratë huazimi. Por, përgjigja e Bluve të Londrës ka qenë e menjëhershme duke refuzuar në mënyrë kategorike.

Broja është në planet e stafit teknik të Chelsea-it për sezonin e ri futbollistik. Në këtë mënyrë, transferimi i tij në Seria A, aktualisht duket i pamundur.