Partizani-Bate/ Raste të njëpasnjëshme në “Air Albania”, edhe Murataj i afrohet golit

43
Sigal

Ka nisur përvoja europiane e Partizanit në Champions League. Të kuqtë sfidojnë Bate Borisov, në turin e parë kualifikues, në sfidën që po luhet në “Air Albania”.

Në minutën e 5-të, të kuqtë patë një mundësi të artë për të kaluar në avantazh përballë bjellorusëve.

Kundërsulm i shpejtë i Carës i cili niset drejt portës por shtyn topin më shumë se duhet dhe i mundëson portierit që të mbërthejë topin.

Më pas miqtë kanë rrezikuar dy herë teksa fati ka ndihmuar të kuqtë. Kontsevoi i afrohet golit për bjellorusët, pasi shpërthen në krahun e majtë dhe gjuan para Qirkos, pa gjetur katërkëndorin e të kuqve.

Partizani u përgjigj me anë të Valentino Muratajt. Kapiteni vjedh topin para zonës së BATE dhe tenton me një gjuajtje të fortë, por topi nuk i bindet dhe përfundon jashtë.