Nga stoli për dy gola, Patrik Kutrone: Dua më shumë minuta

441
Sigal

Sulmuesi i talentuar italian, Patrik Kutrone, e nisi mbrëmë nga stoli ndeshjen ndaj Olympiacos , ndërsa  shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Milanit. Ai ka folur pas ndeshjes ku ka theksuar se është i uritur të shënojë sa më shumë gola.

“Gjithmonë jam i uritur për të shënuar gola, e kam pasur dhe vazhdoj ta kem këtë uri për gol. Ishim në shtëpi dhe na duhej fitorja, për fat të mirë i morëm pikët që i donim”, tha fillimisht Kutrone.

Kutrone ka shprehur dëshirën që të jetë që në fillim në fushën e lojës, pasi ka besim në talentin e tij, por kërkon që të ndihmojë edhe ekipin e Milanit.

“Dua të luajë gjithmonë. Këtë gjë e kam thënë shpeshherë dhe vazhdoj të them. Nuk kam asgjë kundër asnjë lojtari, thjesht dua të luaj nga fillimi”, shtoi ai.

Për Cutronen dy golat ndaj Olympiacos ishin të parët në Ligën e Evropës për këtë edicion, pasi në ndeshjen ndaj Dudelange nuk u paraqit për shkak të lëndimit.