Edhe Tirana kundër votimeve moniste, qytetarët protestë para qendrës së votimit në ‘Shkollën e Kuqe’

626
Sigal

Pas rretheve që janë ngritur në protestës kundër zgjedhjeve moniste, edhe në Tiranë, qytetarët kanë nisur të mblidhen para qendrave vendore ku protestojnë kundër mbajtjes së këtyre votime.

Banorë të njësisë administrative nr.8 në kryeqytet janë mbledhur pranë “Shkollës së Kuqe”, e cila ditën e nesërme do të shërbejë si qendër votimi.

Forca të shumta policia ndodhen ndërkohë në vendngjarje, për të shmangur agravimin e situatës.

PD ka paralajmëruar protesta edhe përgjatë ditës së dielë. Demokratët kanë apeluar shqiptarët të mos marrin pjesën në votimet e ditës së nesërme , ku qytetarët ftohen për të votuar dhe jo për të zgjedhur me kandidatëve të pushtetit vendor.