Pas ishullit Barbados, Marina dhe Getoari zhvendosen në një tjetër parajsë

497
Sigal

Getoar Selimi dhe bashkëshortja e tij Marina Vjollca, prej një jave tashmë ndodhen për pushime në një prej zonave më tropikale dhe ekzotike këtë vere: ishullin Barbados, duke na sjellë disa foto mjaft interesante.

Çdo lëvizje e tyre u komentua në detaje në një vend kaq përrallor.

Prej andej, çifti ka ndarë shumë foto vërtet provoKative, pasi teksa shumë njerëz janë ende në periudhën e tyre të punës, kaltërsia e detit dhe dielli i Barbados me siguri i ka ç’orientuar.

Por nuk janë mjaftuar me kaq. Çifti i njohur së fundmi është zhvendosur në një tjetër parajsë mbi tokë, atë të Antigua. Ky vend njihet gjithashtu për plazhet ekzotike të vendosura midis Oqeanit Atlantik dhe Detit të Karaibeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Marina nëpërmjet një postimi në Instastory ku tregon ngjyrën çokollatë të trupit dhe pamjen magjepsëse.