E rëndë në Lezhë, e mitura 13 vjeçare bie nga dritarja e katit të tretë, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku sipa informacioneve, një e mitur 13 vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të tretë e pallatit ku jetonte pranë rrugës së “Shtrusit”.

Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e parë nga mjekët. Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të kryer hetimet sipas procedurave.

Sigal