Shqipëria narko-shtet/ Ja si klanet shqiptare të krimit marrin tendera në këmbim të votës. Benet Beci lë Shkodrën nën ujë

Klanet shqiptare marrin tendera në këmbin të votës , Shqipëria narko-shtet

 Brahaj tha gjithashtu se në zgjedhjet e 11 majit bandat kriminale kanë qenë aktive dhe kanë negociuar me partinë në pushtet për ndarje të pushtetit.“Partia në pushtet ka arritur të përdorë të gjithë modelet e pushtetit, ka arritur të hedhë në treg premtime që janë shkelje zgjedhore.

Gazeta prestigjioze italiane Il Mattino i ka kushtuar një artikull të gjerë Shqipërisë, duke e përshkruar si një “narko-shtet” dhe duke theksuar lidhjet e forta midis krimit të organizuar shqiptar dhe politikës.Sipas gazetës, ky përshkrim nuk është aspak ekzagjerim, pasi dokumentet e hetimeve italiane tregojnë se grupet kriminale shqiptare janë shndërruar në një fuqi ndërkombëtare që kontrollon tregjet e drogës në shumë vende të Evropës.

Sigal

Hetimet zbulojnë se lidhjet e tyre me ‘Ndranghetën’ dhe mafian italiane i kanë lejuar të konsolidohen deri në Amerikën Latine, duke trafikuar heroinë e kokainë nga Ekuadori, Kolumbia dhe Brazili drejt Evropës. Sipas dëshmive të personave të penduar nga ‘Ndrangheta’, klanet shqiptare janë të organizuara në mënyrë të ngjashme me ato italiane, duke ruajtur rregulla të hekurt, heshtje absolute dhe besnikëri të pakushtëzuar.

“Janë të besueshëm, mizorë, seriozë dhe kanë vetëm një fjalë”, shprehet një ish-anëtar i ‘Ndranghetës’.

Ai shton se shqiptarët kanë gjithçka në ofertë nga bar e heroinë, deri te armët dhe eksplozivët dhe veprojnë pa zhurmë, pa gjeste e pa shfaqje, duke u bërë partnerë të preferuar në botën e krimit. Në fund, Il Mattino thekson se ndikimi i klaneve shqiptare nuk kufizohet vetëm në aktivitetet kriminale jashtë vendit, por ka hyrë thellë edhe në jetën politike të Shqipërisë. Sipas gazetës, “klanet e Tiranës” dinë të lidhen me politikanë për të përfituar tendera publikë dhe autorizime në këmbim të votave dhe favoreve.

Artikulli përfundon me paralajmërimin se flamuri i mafies shqiptare po valëvitet sot nga Ekuadori në Dubai, duke e bërë këtë fenomen një rrezik real për sigurinë evropiane.

 

01

Ekspertja ngre alarmin: Bandat kriminale aktive gjatë zgjedhjeve, negociojnë me partinë në pushtet

 Drejtoresha e ‘Open Data’ Albania, Aranita Brahaj, është shprehur se në zgjedhjet e 11 majit kishte mjaftueshëm shkelje për të thënë se në Shqipëri nuk ka proces të rregullt zgjedhor.Brahaj analizoi raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet, teksa tha se kishte edhe shumë shkelje të tjera që mund të ishin shtuar atje.

Brahaj tha gjithashtu se në zgjedhjet e 11 majit bandat kriminale kanë qenë aktive dhe kanë negociuar me partinë në pushtet për ndarje të pushtetit.

“Partia në pushtet ka arritur të përdorë të gjithë modelet e pushtetit, ka arritur të hedhë në treg premtime që janë shkelje zgjedhore. Ka pasur problematika edhe me këto sekuestrimet e godinave të mëdha, rekrutimi i biznesmenëve të mëdhënj të cilëve u thuhet ‘o me ne, ose…’.

Nuk pati një sensibilizim shumë të qartë edhe për këtë që ndodh në Shqipëri, që ne shikojmë edhe bandat që në periudha zgjedhore janë aktive. Në mënyrën sesi ato funksionojnë, në mënyrën sesi ata emërojnë anëtarë të tyre në funksione që kanë të bëjnë me doganat dhe tatimet, ata arrijnë në njëfarë mënyre që të krijojnë pushtet edhe për veten e tyre, duke negociuar pushtetin me partinë në pushtet.

Pra raporti i OSBE ka mjaftueshëm shkelje për të thënë se në Shqipëri ne nuk kemi proces zgjedhor dhe kjo nuk lidhet vetëm me një problem që ka të bëjë me reformën zgjedhore, sepse reforma zgjedhore në fund të ditës do t’u japë pak më shumë shance partive të vogla që kësaj radhe fituan vota sa për 5 mandate, por përfunduan me 1 mandat”, tha mes të tjerash Brahaj.

Bushati nën pushtetin e ujit, ku është kryetar Beci?

Fshati Bushat në Shkodër është zhytur nga reshjet e dendura të shiut. Rrugët dhe tokat bujqësore janë përmbytur, ndërsa situata bëhet gjithnjë e më e vështirë.Megjithë seriozitetin e ngjarjes, kryetari i bashkisë, Benet Beci, nuk ka dalë ende në terren për të parë nga afër dëmet ose për të koordinuar masat e nevojshme. Autoritetet lokale, duket se e shohin situatën më shumë nga zyra sesa në terren, duke lënë fshatin të përballet me pasojat e përmbytjeve pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë.

Në Bashkinë Vau Dejës deri tani raportohet se janë përmbytur 100 banesa. Përroi i Glinës ka bllokuar unazën e Vau të Dejës dhe po përparon me shpejtësi duke krijuar një situatë të vështirë.Gjithashtu problematika raportohen edhe tek Harku i Bërdicës, në afërsi të rrugës kryesore Shkodër-Tiranë.Situata tregon një mungesë prezence dhe reagimi të menjëhershëm nga ata që duhet të jenë në vijën e parë për të menaxhuar emergjencat. Edhe pse reshjet mund të vazhdojnë, ndërhyrjet konkrete duket se mbeten një premtim i papërmbushur.

Mos vallë për Benet Becin ka më tepër rëndësi harta për paketën e maleve që e kritikoi kryeministri sesa gjendja e Shodrës?