E rëndë në Fier! Makina del nga rruga, ndërron jetë shoferi (EMRI)

141
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në Fier, ku si pasojë e një aksidenti me makinë ka ndërruar jetë shtetasi Qemal Kamberaj.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër / Informacion paraprak

Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.