Aksident në Lezhë, makina përplaset me kamionin dhe përfundon në kanal, plagoset një nga shoferët

122
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë. Një kamion është përplasur me një veturë.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet vetura nga përplasja ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forca policie për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

  • foto galeri