Dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajza të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Berat

233
Sigal

Një 55-vjeçar nga fshati Kutalli i Beratit ka përfunduar në prangat e Policisë.

Dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur 13-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit A.Ç., 55 vjeç, banues në Kutalli, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 13-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmim seksual”.