Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, reagon DEA amerikane: Përpjekje e përbashkët e shumë agjencive shumëkombëshe që synonte krimin e organizuar

224
Sigal

Agjencia Federale Amerikane e Anti-Drogës (DEA) ka reaguar për herë të parë për kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës.

Mediat e Kosovës raportojnë se një zëdhënës i DEA ka deklaruar se operacioni ishte rezultat i shumë agjencive shumëkombëshe ku synohej goditja e krimit të organizuar.

Zëdhënësi përmend ndër të tjera Guardia di Finanza, SPAK, Policinë Shqiptare, Policinë e Kosovës dhe zyrat e DEA-s në Romë e Athinë .

“Hetimi ishte një përpjekje e përbashkët e shumë agjencive shumëkombëshe që synonte krimin e organizuar transnacional.

Shërbimet e “Guardia di Financa” nga Italia, Policia e Shtetit Shqiptar, SPAK nga Shqipëria, Policia e Kosovës dhe DEA (zyrat në Romë dhe Athine) ishin të përfshirë”, thuhet në përgjigje të një zëdhënësi të DEA-s.