Xhevat Mustafa: Të shprehësh publikisht kritika për ambasadoren Yur Kim nuk duhet të përkthehet si antiamerikanizëm!

291
Normale dhe tejet demokratike! Të shprehësh publikisht vërejtje e kritika për ambasadorët e SHBA- së, siç ka folur shpesh herë dhe siç foli dje ambasadorja Yur Kim në intervistën në TV KLAN, nuk duhet të përkthehet apo kuptohet aspak si antiamerikanizëm! Në të kundërtën, kur ajo ndjehet dhe vepron si governatore e Shqipërisë, kushdo që ia kujton këtë kapërcim apo “harresë”, shpreh dëshirë e kurajo për ta mbrojtur AMERIKËN nga disa zyrtarë dhe përfaqësues të saj, që, pa apo me dashje, mund të injektojnë zhgënjim e pakënaqësi ndaj saj! As vetë një president i SHBA nuk ka menduar e nuk mendon, flet e vepron sikur është AMERIKA dhe mbi AMERIKËN! Shkëputa nga intervista dy fragmente, sepse flasin shumë kuptueshëm në shqip dhe anglisht për pozizionimin apo tifozllëkun e saj si dhe për “spërdredhjet” e saj, duke “harruar” etikën dhe përgjegjshmërinë diplomatike. Yuri Kim: “Në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, përgëzuam popullin shqiptar për zgjedhje të mira, uruam Kryeministrin Rama për fitoren. Po ashtu, uruam edhe partinë e opozitës për zhvillimin e një fushate shumë të fortë” Unë: Vërtetë zgjedhjet ishin të të mira???!!! E përsërit edhe sot, pas skandaleve të para në Berat dhe Gjirokastër, ku disa njerëz kanë votuar nga 5,10,20 herë…???!!! Përse nuk llogarit se sa është shifra e saktë e kësaj “ushtrie” në mbarë vendin, në 12 qarqet, që kanë votuar shumë herë” A nuk ndjen turp nga vetja dhe përgjegjshmëri se turpëron me këtë deklaratë qesharake edhe AMERIKËN??? Yuri Kim:…Në zgjedhjet e këtij viti listat e kandidatëve për deputetë përmbajnë emra më të mirë se vitet e kaluara…“disa nga kriminelët më të dukshëm nuk u futën në lista ose u hoqën në kohë”, megjithatë disa arritën të hynin në to…Është me shumë rëndësi dhe diçka shumë e mirë që një person i përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion domethënës nuk është më në parlament” (Tom Doshi). Unë: Të gëzohesh se Tom Doshi nuk hyri si individ në parlament, por mori si mori, bleu lirë apo shtrenjt, allarilindasçe, pjesën më të madhe të atyre rreth 30.000 votave e do të ketë në parlament 3 Tom Doshë, është me të vërtetë për të vënë dy duart mbi kokë nga habia, për të qeshur dhe ulëritur njëkohësisht! Vërtetë kaq naivë i pandeh shumicën e shqiptarëve znj. Yur Kim?
Sigal