Mjeku Petrit Vargu: Shifrat e të infektuarve të pabesueshme. Duhet të bëhen teste në masë

345
Sigal

I ftuar në Fax News, mjeku Petrit Vargu foli në lidhje me situatën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit.

Vargu nënvizoi faktin se duhet të shtohet më shumë numri i testeve, ndërkohë që theksoi se shifrat e deklaruara nga qeveria janë të pabesueshme, dhe se kurba e rasteve të vendin tonë është e pashpjegueshme.

“Është një situatë e pashpjegueshme. Nuk e dimë nëse jemi në krahun zbritës apo ngjitës të kurbës. Po të shohësh brenda një dite, pacientët që dalin të prekur nga COVID-19, shkon nga 7 të prekur një ditë më parë në 22 ditën tjetër. Unë mendoj se gjithshka që kanë qenë pa projeksione dhe teste në masë, megjithë vullnetin e madh për të pasur një distancim social, rezultate nuk janë ato që do të donim të ishin tani. Kjo nuk ndodhi që kurba do të vijë duke rënë në 15 prill.

Vendet e tjera bëjnë projeksione, testime në masë, ku numrat që dalin për sëmundshmëri janë shumë më reale dhe më të vërteta se tonat. Ligjet statistikore janë të njëjta edhe në shkenca të ndryshme dhe meqe me këtë rast që po flasim për epidiomnologji, këto numra janë të pabesueshëm.

Emëruesi përbashkët ëshët tendeca për të fshehur numrat, numrat e sëmundshëmrisë është kollaj ti fshehësh, por numrat e vdekshmërisë është e vështirë. Ka dhe raste që arrijnë të fusin edhe ministrin e Shëndteësisë për të lajmëruar nga se vdiq personi. Nuk mund të lihet të interpretohet nga MSH. Numrat tonë që janë janë irreale. Nuk e pëson përqindja e lartë e vdekjeve, nëse do të deklarohej shifra reale e të infektuarve.”- tha Vargu.