Dhunohet një 17-vjeçar. Plas sherri në një familje, gruaja rrihet nga burri, i vëllai godet kunatin

145
Sigal

Sherri për motive të dobëta për pak i ka kushtuar shtrenjtë një 17-vjeçari i cili dyshohet se është goditur me grushte e sende të forta në kokë, nga një 18-vjeçar.

Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Ndërkohë në një familje, burri dyshohet se ka rrahur gruan, ndërsa vëllai i saj, dyshohet se ka dhunuar kunatin.

Njoftimi nga Policia Pogradec

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi shtetasi D. A., ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëshorten e tij, ndërsa vëllai i bashkëshortes, shtetasi E. Q., ka goditur me sende të forta shtetasin D. A.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. H., 18 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, për motive të dobëta, ka goditur me grushte e sende të forta në kokë, një 17-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.