Dyshohet se goditi me thikë të birin pas një konflikti në banesë, arrestohet babai

28
Sigal

Paraditen e sotme një 63-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka goditur me thikë të birin pas një sherri.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një person i dyshuar për shpërndarje droge, si dhe nëntë shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Goditet nga Forca e Posaçme “Shigjetat” një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihet në pranga 1 shtetas.

Bien në pranga edhe 9 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në zbatim të planit të masave për kontrollin e gjithë territorit, Forca e Posaçme “Shigjetat” në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A. I., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë penale, nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. H., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 25.02.2021, pas një konflikti ka goditur me grushta shtetasin B. B.
Ndërkohë, nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. P., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. H., 44 vjeç, sepse në kundërshtim me vendimin e gjykates, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes, dhe ka përndjekur në menyrë të përsëritur një shtetase.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. D., 39 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur në anë të një thike shtetasin Dh. D.

G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P. Rr., 43 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Abedin Rexha”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Gj. K ;

A. T., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore të autostradës “Tiranë-Durrës”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi R. K., i cili pas disa orësh, ka humbur jetën në spital.

A. M., 35 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese dhe në gjendje të dehur ;

E. M., 38 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur 0.58 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.