Kafja e parë presidenciale 2018: Me qetësi dhe dashuri!

527
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kanë zgjedhur shtëpinë e tyre për të pirë kafen e parë të vitit 2018: “Me qetësi dhe dashuri”, shkruan bashkëshortja e Kreut të Shtetit, duke “huazuar” togfjalëshin e  Metës.
“Kafja e parë e 2018 me qetësi dhe dashuri. Bora dhe Era e mbajtën fjalën, e shtruan tavolinën dhe i lanë të gjitha enët. Normal që pas orës 12 gëzuan me shoqërinë e tyre, ndërsa ne të dy në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gëzuar edhe të gjithëve ju me familjet tuaja!”
Sigal