Prof. Kristaq Kume shpalos rrugën ligjore që vlonjatët duhet të ndjekin për të ndaluar masakrën në Sheshin e Flamurit

226
Sigal

Ka kohë por në veçanti këto ditët e fundit vlonjatë që banojnë në Vlorë por edhe ndër ata që vazhdojnë ta ndjejnë veten vlonjat, por janë larg qytetit të tyre të lindjes dhe ky kanë kaluar një pjesë të jetës, nëpërmjet medias sociale po shprehin indinjatën e tyre për masakrën që po i bëhet Sheshit të Flamurit. Bashkë me ta jam edhe unë që kam lindur pranë këtij sheshi, kam lozur tek topat e kam kaluar përditë përmes tij çdo dite deri sa u bëra 18 vjec… Të indinjuar shkruajmë, shprehim protestën, na vjen mirë kur lexojmë se nuk jemi vetëm por….masakra në shesh vazhdon. Se ndalojmë dote edhe ne se çdo ditë shkruajmë edhe ne se shkuajnë përherë e më shumë nga bashkeqytetarët tanë . Duhet të shkruajme por shume me tepër se sa kaq dhe shumë me më rezultat se sa mund të arrihet nëse bëhemi bashkë dhe shprehemi nëpërmjet një referendumi lokal. Shume mund të pyesin: A është e mundur të bëhet dhe çfarë duhet të bëhet?

Referendumi për këtë çështje lokale është plotësisht i mundur… Kodi zgjedhor nuk e ndalon dot.  Për ta filluar këtë referendum duhet vetëm që 10-15 zgjedhës me vendbanm në Vlorë, të bëhen bashkë, si nje grup nismëtar, dhe t’i drejtojne kerkesën për këtë referendum lokal KQZ… Ky referendum është mundësia e vetme që mund të ndalojë gjithe çfarë po i bëhet Sheshit të Flamurit.

NOA