“Arsyeja e kthimit të ligjit për Aeroportin e Rinasit”, Meta: Pas 25 prillit vendi do të kthehet në “shina”

220
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend dekretin për rishqyrtim të ligjit për Aeroportin e Rinasit.

Në një konferencë për media, Kreu i Shtetit tha se ka argumentuar në 43 faqe dokument të gjitha arsyet e kthimit të këtij ligji.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve, përfshirë edhe ata të opozitës së re, që të lexojnë argumentet e Presidentit, para se të ngrenë kartonët e të votojnë në Kuvend.

“Sikundër paralajmërova, dje i përcolla edhe zyrtarisht Kuvendit dekretin për kthimin për rishqyrtim ligjin për aeroportin e Rinasit.

Kjo marrëveshje është në dëm të interesit publik, shtetëror e kombëtar. I bjë thirrje çdo deputeti e zyrtari të lartë të reflektojë me shumë qetësi për këtë nismë.

Paralajmëroj se për çdo vepër penale të konsumuar nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi.

Pas 25 prillit, kuvendi do të kthehet njëherë e përgjithmonë në shinat e së drejtës. Po u jap mundësi deputetëve të reflektojnë.

Shpresoj të lexoni marrëveshjen, para se të ngrini kartonin.

Ftoj të gjithë deputetët, edhe të opozitës, të njihen me argumentet e Institucionit të Presidentit në 43 faqe.

Është një ftesë për të gjithë deputetët ta lexojnë, të mos thonë ‘nuk dinim gjë’.

Por edhe opinioni publik le të njihet me këtë ‘kryevepër’ të kapjes së shtetit”, tha Meta.