Dyshohej se ishin prekur nga koronavirusi, dalin rezultatet e analizave të stafit mjeksor të Spitalit të Lezhës

345
Sigal

Rezultatet e analizave të stafit mjekësor në pavionin e Ortopedisë në Spitalin e Lezhës, i cili dyshohej se ishte prekur COVID-19, pasi një paciente rezultoi polizitive, kanë dale.

Sipas raportimeve mediatike, i gjithë personeli mjekësor ka rezultuar negative ndaj Koronavirusit.

Pavijoni i Ortopedisë u mbyll prej ditës së djeshme, menjëherë pas konfirmimit të një pacienteje me Koronavirus, ndërsa iu morën mostrat gjithë stafit mjekësor, i cili fatmirësisht nuk rezulton të jetë infektuar me virusin vdekjeprurës.

Momentalisht në Shqipëri numërohen 186 persona të prekur me COVID-19 dhe 8 viktima.