Shtrëngohen masat! Vetëm një person me leje të posaçme do dalë nga shtëpia

495
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër vendim të ashpër për frenimin e levizjeve. Në Facebook kryeministri shkruan se nga e hëna vetëm një person nga familja do dalë për të bërë shpenzimet.
Postimi i Edi Ramës në Facebook:
🔴 GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!

🔴 NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!

🔴 NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES

*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane