Amerika feston 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë

103
Sigal

4 Korriku ose Dita e Pavarësisë është një festë në Shtetet e Bashkuara, kjo pasi në 4 korrik 1776 Kongresi firmosi Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Ishte ky kongres që deklaroi se trembëdhjetë kolonitë amerikane nuk ishin më subjekt (dhe në varësi) të monarkut të Britanisë, George III dhe se tani ishin Shtete të Bashkuara, të lira dhe të pavarura.

Ndryshe 4 Korriku apo Dita e Pavarësisë është dita kombëtare e Shteteve të Bashkuara. Ndarja ligjore e trembëdhjetë kolonive nga Britania e Madhe në vitin 1776 në të vërtetë ndodhi më 2 korrik, kur Kongresi i Dytë Kontinental votoi të aprovojë një rezolutë të pavarësisë që ishte propozuar në qershor nga Richard Henry Lee nga Virxhinia që shpalli të Shtetet e Bashkuara të pavarura nga sundimi i Britanisë së Madhe.

Pasi votoi për pavarësi, Kongresi e ktheu vëmendjen e tij ndaj Deklaratës së Pavarësisë, një deklaratë që shpjegonte këtë vendim, i cili ishte përgatitur nga një Komitet i Pestë, me Thomas Jefferson si autorin e tij kryesor. Kongresi debatoi dhe rishikoi formulimin e Deklaratës, duke e aprovuar përfundimisht atë, dy ditë më vonë pra më 4 korrik.

Amerikanët festuan pavarësinë më 4 korrik, datë e treguar në Deklaratën e Pavarur të shumëpërfolur. Historianët kanë diskutuar gjatë nëse anëtarët e Kongresit nënshkruan

Thomas Jefferson dhe John Adams, dy nga nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë më vonë do të shërbenin si presidentë të Shteteve të Bashkuara. E cudishmja është se 2 firmëtarët që u bënë 2 presidentë vdiqën të dy në të njëjtën ditë në 4 korrik 1826. Calvin Coolidge ose Presidenti i 30-të i SHBA është i vetmi president që ka lindur më 4 korrik 1872 pra në Ditën e Pavarësisë.