Vepror Hasani: Pogradeci pa coronavirus, përgatitet për pritjen e pushuesve

679
Sigal

Korça shkon në 12 të infektuar nga coronavirusi

Nga Vepror Hasani

Pogradeci po bëhet gati t’i thotë “lamtumirë” virusit corona. Bashkia e Pogradecit ka nisur përgatitjet për pritjen e turistëve dhe vizitorëve. Qyteti vizitohet nga më shumë se 220 mijë të huaj dhe vendas. Shumë shpejt mëngjeseve dhe mbrëmjeve pogradecarët  do t’i shohim në shëtitje buzëliqenit. Askush nuk i reziston ftesës që vjen nga bregliqeni. Ndarjen prej tij e patën të vështirë edhe në ditët e epiemisë që vijon. Gjashtë persona morën gjobë me vlerë 10.000-lekëshe. Tashmë janë në pritje të daljes nga banesat, dëshirojnë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Bregliqeni është “afrodiziaku” më i preferuar i çdo pogradecari, flladi që vjen nga lieqni është çlodhësi më i mirë i tyre. Shëtitorja buzëliqenit nis nga ish-vilat dhe mbaron në Tushemisht; kjo shtrirje bregliqenore kap 5 kilometra me gjerës 500 metra, e cila është një nga gjërat e paçmuara të këtij qyteti. Gjithë shtrirja buzëliqenore shkon në 37 km.

Parapërgatitjet

Ndërkohë Bashkia e Pogradecit vijon me përgatitjet për pritjen e pushuesve, aktualisht ka përfunduar pastrimi i përvitshëm i bregut liqenor nga mbetjet dhe hedhurinat që mbledh gjatë dimrit dhe algat që nxjerr në breg vetë liqeni. Pastrimi u krye në bashkëpunim me firmën e pastrimit, makineritë e së cilës janë të afta të pastrojnë rërën dhe ujin, Edhe qyteti i Pogradecit është pastruar dhe dezinfektuar në çdo kënd të tij, me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit corona. Aktualisht nga Ndërmarrja e Punëve Publike po punohet për pastrimin e lumit të Starovës prej mbetjeve urbane, duke filluar nga rruga nacionale deri te bregu i liqenit. Në të njëjtën kohë po punohet edhe për pastrimin e grykëderdhjes së këtij lumi. Projekti përfshin edhe pastrimin te rezdenca qeveritare dhe rehabiltimin e trotuarit në këtë zone, e cila mëngjeseve dhe mbrëmjeve është më e poulluara. Me përfundimin e pastrimit të lumit të Starovës, do të vijohet me pastrimin e lumit të Vërdovës, i cili ka një rrjedhë prej 3 kilometrash, por gjatë dimrit mbledh ujërat e një lugine mjaftë të gjerë. Në këtë periudhe shtrati i tij mbushet prej mbeturinave dhe inerteteve që hidhen nga banorët dhe firmat e ndërtimit duke nxjerrë jashtë funksionit edhe tri pritat e tij. Shpesh lumi shndërrohet në rrezik për jetën e banorëve, kryesisht për fëmijët dhe pleqtë. Në çdo dalje të përroit nga shtrati rrezikohen biznese e banesa, ndaj edhe  këtë vit do të investohet për pastrimin e tij.

Pogradeci pa coronavirus

Deri tani Pogradeci nuk ka asnjë person të prekur nga coronavirusi. Të vëtëkarantinuar gjenden 14 punonjës të doganës Tushemisht dhe 6 prej stafit mjekësor, askush prej tyre nuk ka  shfaqur simptomatit e virusit corona. Para izolimit të doganierëve ishte dyshuar për një grua të infektuar, e cila nuk kishte patur udhëtime jashtë vendit, por fatmirësisht rezultoi e paprekur nga virusi. Gjithashtu pas izolimit të  doganierëve u dyshua edhe për një grua tjetër, por edhe kjo e fundit  rezultoi negative. Deri më tani qyteti i Pogradecit figuron i paprekur nga virusi corona.

Korça shkon në 12 të infektuar

 

Ndërsa në qytetin e Korçës numri i personave me coranavirus ka shkuar në 12; pacienti i fundit është një mjeke kardiologe e spitalit të Korçës, e cila 10 ditë më parë kishte udhëtuar drejt Spitalit Infektiv “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Sipas burimeve kofidenciale, prej 6 ditësh mjekja ndodhet e vetëkarantinuar  në banesës e saj, gjë që na bën të mendojmë se zonja në fjalë mund të jetë paraqitur në sptalin “Shefqet Ndroqi” për të konfirmuar dyshimet e saj nëse ishte e prekur ose jo nga virusi. Gjithashtu, sipas burimeve pranë spitalit Korçë, dje ishin dërguar tre tampona, nga të cilët vetëm një kishte dalë pozitiv. Fill pas këtij njoftimi edhe familjarët e mjekes janë vetëkarantinuar. Mendohet gjithashtu se gjendja shëndetsore e saj mund të mos jetë e rënduar. Ndërkohë, siç ndodh në raste të tilla, po vijohet me gjurmimin e personave të tjerë, të cilët mund të kenë patur kontakte me të infektuarin.