Rama ‘sherr’ në Fb me qytetarët: Po të ishte Enveri sdo rrije me ajfon në dorë, do të të kishin mbyllur në banjo (FOTO)

379
Sigal

Prej të hënës masat shtrënguese të qeverisë do të ashpërsohen. Kryeministri Edi Rama tha se për familje do të dalë jashtë vetëm një person dhe se leja do të merret online përmes një aplikimi në platformën E-Albania. Por duket se me këto masa nuk janë dakord të gjithë. Shumë prej qytetarëve i kanë shkruar Ramës në Facebook. Kryeministri nga ana tjetër iu është përgjigjur me mënyrën e vet, mbushur me arrogancë, cinizëm dhe ironi në plot raste. Shihni me poshtë disa prej komenteve të tij në përgjigje të shqetësimeve të qytetarëve.