Përkeqësohet gjendja shëndetësore e deputetit me koronavirus, dërgohet me urgjencë në Spitalin Infektiv

318
Sigal

Burime mediatike bëjnë të ditur se gjendja e deputetit Adriatik Alimadhi, të infektuar me COVID-19, është përkeqësuar në orët e fundit.

Mësohet se Alimadhi është shoqëruar në gjendje të rënduar shëndetësore në Spitalin Infektiv.

Ditën e sotme, përmes një statusi në facebook, Alimadhi bëri me dije gjendjen e tij, ku pohoi se ishte infektuar me COVID-19, duke akuzuar mjekët për neglizhencë, pasi kishte dalë me koronavirus që më datë 24 mars dhe askush nuk ishte interesuar më për të.