Duhani na bën të dukemi më pak tërheqës në sytë e të tjerëve

637
Ky është studimi i fundit i bërë nga Universiteti i Bristolit. Hulumtimi që mori në studim rreth 500 persona nxori përfundimin se meshkujt në 2/3 e rasteve cilësuan femrën joduhanpirëse më tërheqëse dhe femrat përzgjodhën në 68% të rasteve mashkullin joduhanpirës si më tërheqës.

Dëmtimet që shkakton duhani në organizmin tonë janë të shumta. Sipas hulumtimeve të mëparshme prija e duhanit përshpejton plakjen me 1 dekadë dhe kancer të mushkërive dhe dëmtim serioz të zemrës. Megjithatë përfundimet e këtij hulumtimi i kanë dhënë shpresë shkencëtarëve që numri i duhanpirëseve do ulet pasi shumica e njerëzve shqetësohen më shumë për pamjen e tyre se sa për shëndetin. Sipas një sondazhi i një firme elektronike cigaresh njerëzit shqetësoheshin më shumë për dhëmbët dhe thonjtë e verdhe, rrudhat në fytyrë dhe aromën e keqe të gojës.
Sigal