Mjeku Koduzi: Qeveria shqiptare duhet të kishte ndërprerë fluturimet me Italinë që në fillim

397
Sigal

“Si masë për të parandaluar shpërthimin e koronavirusit, qeveria duhet të kishte ndërprerë fluturimet me Italinë”.

Deklarata u bë nga mjeku Gazmend Koduzi, i cili në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora vuri theksin tek shkatërrimi i institucioneve shëndetësore.

“Disa nga pasojat e mosveprimeve sot janë shkatërrimi i institucioneve shëndetësore dhe mos dëgjimi i zërit të profesionistëve. Qënia njerëzore që kur ka lindur në tokë është në luftë me mikrobet dhe bakteret. Kush fiton luftën? Herë bakteret dhe herë qënia njerëzore. Tani qënia njerëzore i ka të gjitha mekanizmat për tu përballur me këto viruse. Covid 19 është virus i ri dhe përditë njerëzimi mëson. Por disa mjete në dorë për ta parandaluar janë.  Që në fillim kur Italia vendosi 10 zonat e kuqe qeveria shqiptare duhet të kishte thënë që ndalohen fluturimet”, theksoi mjeku Koduzi.