Drejtuesi çam i AKU, promovues, “bekues dhe avokat” i krimit ushqimor

581
Mund të heshtësh e tolerosh shkelje vonesën e firmosje së një shkrese, mund të bësh sikur nuk e shikon cilësinë e shtypjes së bllokut të gjobave, apo daljen e punonjësve pa leje me shkrim prej sekretares, të zyrtarëve jashtë murit rrethues të institucionit. Por nuk mund të tolerosh zbatimin e ligjit dhe përmbushjen e detyrës në kontrollin ushqimor, duke e “zbuluar” me modele që nuk ndryshojnë, por përkeqësojnë situatën e një shërbimi që ka lidhje me shëndetin dhe jetën e njerëzve. Kjo po ndodh në praktikën e punëve të AKU të Shqipërisë, ku drejtuesi i i ri i partisë çame, ka instaluar modalitete e preferenca që po lënë terren të lirë për risqe të shumta e të rënda në treg dhe në prodhimin ushqimor, pa harruar falsitetin e prodhimit të produkteve që nisin qysh e vazhdojnë nga fara, fidani, kultivimi, përpunimi, tregu e deri sa përfundon tek stomaku i masakruar i konsumatorit NJERI! Sipas ekspertëve të ushqimit, cilësia dhe siguria e produkteve ushqimore në Shqipëri është e tillë, që me to “sëmuret e ngordh edhe lopa” nëse i ha! Nuk ka asnjë kontroll konkret laboratorik për produktet ushqimore masive që importohen, që prodhohen e përpunohen në disa zona në Shqipëri. 

Çfarë po ndodh në AKU? A janë vërtetë të sigurtë ushqimet, siç në “ligjëron” drejtori Shehu dhe ndonjë “shehler“ tjetër politikash bujqësore në ministrinë e Bujqësisë? Kujtojmë qëndrimin e drejtorit çam të AKU, lidhur me dyfytyrësinë abuzive e të turpshme deri kompromentuese publikisht, manifestuar hapur në qëndrimin ndaj çokollatave “vrasëse”, për të cilat në orën 8 të mëngjesit urdhëroi të bllokoheshin urgjent se “ishin me përmbajtje kancerogjene”, ndërsa pas 2 orësh urdhëroi të liheshin të lira treg “se ishin tepër të sigurta”! Mjafton të kujtojmë aksionin komik në tregun popullor të Rrogozhinës ku bashkinë e drejton një çam dhe ku AKU shkoi e dërgoi “me porosi” një “çetë” e cila bëri terror vetëm tek një kasap e tek një shitës gjize, sa për të regjistruar një kronik televizive sa për shou e për ca skenarë të tjerë në lidhje me bashkinë Rrogozhinë. Tre ditë më parë, drejtori i AKU të Shqipërisë shkoi në Durrës, mori zamkë e nisi të ngjiste etiketa “sigurie” në qepenat, dyert dhe xhamat e kafeneve e restoranteve, duke tentuar të bindte shqiptarët e helmuar e të dërmuar nga ushqimet “kimikate e kashtë” që lejon AKU, se me këto “pusulla” u vendos siguria ushqimore. Çfarë bëhet kështu? Edhe në xhami, teqe e kishë, njerëzit nuk i besojnë lutjet dhe bekimin premtues për të “mirën që vjen nga qielli”, ndaj dhe nuk mund të besojnë as “bekimin” dhe “mirësitë” që u sjell AKU, mbasi ndihesh më mirë kur nuk ka se sa kur ha ato ushqime prodhim vendas e importi që me këto etiketa fiktive, që kanë nisur të ngjiten nga “myhupët e Teqesë” me emrin “AKU”. Dje, drejtori i AKU, ka qenë në dy emisione televizive për sigurinë ushqimore. Në emisionin e mëngjesit në TV, foli vetë, dëgjoi vetë dhe besoi vetë, lidhur me etiketat që ngjiten xhamave e që sipas tij “bekojnë” sigurinë ushqimore me… “frymën dhe shenjtërinë” e inspektorëve të “pakorruptuar e profesionistë” të AKU! 

Ndërsa në emisionin e drekës në një TV tjetër, i vendosur përballë një profesori e një drejtuesi zyrtar të fushës së agro-biznesit, drejtuesi çam i AKU tentoi por nuk mundi të hipnotizonte dot bashkëbiseduesin profesor, i cili i deklaroi se siguria ushqimore në Shqipëri, që nga fara, fidani, përpunimi e prodhimi industrial, që nga transporti, specifikimi e ndarja sipas cilësisë dhe traditës së produktit e deri tek tregu dhe sidomos etiketimi, janë një falsitet i plotë, që drejtuesit e AKU tentojnë ta fshehin e ta servirin si “të rregullt”. Kreu i AKU, nuk u “rrëfye” përpara ekranit e shqiptarëve, se farat janë pa cilësi e pa rendimet, pa rezistencë e me prodhim me vlera të ulëta ushqimore, por lejohet të importohen e të prodhohen në Shqipëri? Sepse këtë biznes e kanë punonjës të zyrave qendrore të AKU, të cilët i bëjnë “fresk” çdo drejtori e që duket se ky fresk i ka pëlqyer edhe drejtorit çam të AKU! Sepse edhe biznesin e pesticideve të importit e kanë si biznes zyrtarë të lartë të AKU e të ministrisë. Po kështu edhe biznesin e mishit dhe tregun e mishit. Po kështu dhe biznesin e tregun e peshkut, Po kështu dhe biznesin e tregun e bazës ushqimore të bagëtive. Përse hesht drejtori Shehu dhe “bekon” me siguri të plotë qumështin “Lufra” këtë krim ushqimor që fut në treg produkte me qumësht pluhur, me përbërës të tjerë kimik dhe me etiketa me të dhëna false, duke shkruajtur me gërma të mëdha “Qumësht 100 natyral”, kur në fakt është kapur nga policia kriminale me magazina me qumësht pluhur që i fuste në prodhim?! 


Përse nuk flet për fabrikat e sallamit, të cilat hedhin në treg sallam me 400 lekë/kg dhe e reklamojnë si produkt me 100% mish vici, kur në fakt 1 kg. mish vici është 850 lekë e me hormone që të fryjnë trupin e të vrasin organet jetike! Përse nuk flet kreu i AKU, për mishin dhe vajin që përdoret në “Fast-Foode”, apo për ujin që në etiketa ka emra malesh e alpesh por në fkat mbushet në Bathore e Sharrë!? Përse nuk flet për fabrikat që importojnë, përpunojnë e hedhin në treg produkte zorrësh bagëtie, të ndaluara kategorikisht të futen, të përpunohen e të tregtohen në Shqipëri! Përse nuk ndërhyn e të jap alarmin kreu i AKU, për shalqinjtë kunguj, tuli i të cilëve ngjyroset në të kuq prej pesticideve, apo për trangullin që futet në elektrolit sa gishti i vogël i dorës dhe pas 2 orësh, bëhet sa një… “hu gardhi”?! Përse nuk vepron drejtori çam i AKU, për të pastruar administratën nga nepotizmi, nga inspektorët dhe drejtorët me diploma false, pa arsimin përkatës për vendin e punës që kanë dhe për ata inspektorë batakçinj të cilët rrjepin bizneset duke bërë presion për të mbushur xhepat duke përdorur akt-kontrollet false! Përse nuk i shtohet punës ky drejtor, por hesht e bëhet “avokat” mbrojtës i atyre fermerëve, importuesve, tregtarëve e prodhuesve që kryejnë krimin ushqimor mbi shqiptarët, të cilat AKU i ka braktisur… edhe pse paguhet prej taksave të tyre me paga minimalisht sa 5 pensione pleqërie!
Sigal