“Përmbyten” Gjykatat Administrative, një gjyqtari i takon të shqyrtojë 867 çështje në vit

450
Sigal

 

 Gjykata
Administrative e Apelit po përballet me një ngarkesë tejet të lartë të
çështjeve për të cilat duhet të shprehet. Aktualisht numri i çështjeve në gjykatën
e vetme të Apelit llogaritet në 12,138, për të cilat duhet të shprehen 14
gjyqtarë. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë një gjyqtari i takon të
shqyrtojë rreth 867 çështje në vit. Për Ministrinë e Drejtësisë, në analizën e
saj kjo konsiderohet si një ngërç i madh dhe që po pengon punën e asaj gjykate
që u ngrit për të gjykuar ë një kohë sa më të shpejtë. Sipas të dhënave të
ministrisë, pjesa më e madhe e çështjeve ka të bëjë me konfliktet për
marrëdhëniet e punës dhe për detyrimet financiare gjithashtu. Pak kohë më parë
Ministria e Drejtësisë kërkoi që shteti të tërhiqej nga mosmarrëveshjet e
pensioneve, kur padia është ngritur nga ana e tyre. Këshilli Administrativ i
Sigurimeve Shoqërore ka diskutuar këtë çështje dhe pritet zbardhja e procedurave.
Zgjidhja e këtij problemi do ta çlironte Gjykatës Administrative nga
mbingarkesa, duke lejuar që ajo të kryejë funksionin për të cilin u krijua.
Aktualisht numri i çështjeve ne gjykim në Gjykatën Administrative të Apelit
llogaritet në rreth 8,300, ndërsa juridiksione fillestare janë 141.