Doni të studioni në SHBA? Ambasada Amerikane tregon si të aplikoni

640
Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për të ndjekur studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në faqen e saj të ‘Facebook’ ambasada tregon të gjitha programet e studimit që ofrohen nga universitetet në SHBA. Byroja e Çështjeve të Edukimit dhe Kulturës (ECA) ofron shumëllojshmëri programesh, duke përfshirë programe me fokus rininë me qëllim fuqizimin e brezit të ri dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. ECA ofron programe për nxënës së shkollave të mesme, studentë universitarë dhe pasuniversitarë, si edhe mundësi për zhvillim profesional.
“Sot është #DitaNdërkombëtareEStudentëve! Shumë shqiptarë kanë studiuar dhe vazhdojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, vitin e kaluar kishte 10% rritje të studentëve shqiptarë në universitetet amerikane. Jeni edhe ju të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Vizitoni Qendra Informative e Arsimit Amerikan ne Shqiperi (EDUSA-UMB): http://www.educationusa.al/ për informacion pa pagesë për arsimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe nëse dëshironi më shumë informacion për programet tona të shkëmbimit, klikoni këtu: https://goo.gl/RQBPPW”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.
Sigal