Gjendet gomonia e vjedhur në Himarë

662
Policia e Himarës pas konstatimit se ditën e djeshme në fshatin Iljaz, Himarë në banesën e LL.N., ishte vjedhur një mjet lundrues tip gomone në pronësi të J.N., ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Si rezultat i kontrollit të territorit për gjetjen e mjetit prej Strukturave Policore, banorëve të zonës edhe vet familjarëve është bërë e mundur gjetja e mjetit lundrues (gomone), e fshehur në pyll midis pishave në Qafën e Llogarasë.
Ndërkohë Policia, bën me dije se vijon puna për dokumentimin ligjor të autorëve të kësaj vepre penale dhe kapjen e ndalimin e tyre.
Sigal