Të shtënat në Patos në të njëjtin vend si 4 muaj më parë, identifikohet autori i plagosjes, shoqërohen dy persona

275
Sigal

Identifikohet autori i plagosjes me armë ndaj Klajdi Sulos në Patos. Raporothet se Policia është vënë në ndjekje të tij ndërkohë janë shoqëruar dy persona që kanë dijeni për ngjarjes.

31- vjeçari Klajdi Sulo është parë ditën e sotme të lëvizë shpesh me automjetin e tij nëpër Patos, ndërkohë që të shtënat kanë ndodhur ekzakt në të njëjtin vend si 4 muaj më parë.

Ngjarja e asojkohe nuk u zbardh dot dhe nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.