Sherr mes vajzave në Tiranë, plagoset me thikë 20-vjeçarja

231
Sigal

Dy vajza të reja në kryeqytet janë përfshirë në një sherr banal për motive të dobëta.

Policia bën me dije se një 18-vjeçare dyshohet se ka plagosur me thikë një vajze tjetër, dy vjet më të madhe se ajo në moshë.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se efektivët në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, si autore e dyshuar e ngjarjes.

Ndërkohë që e plagosura është një 20-vjeçare, për të cilën policia nuk jep të dhëna mbi identitetin e saj.

Blutë sqarojnë se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.