Detaje/ Fansi i çmendur u divorcua nga bashkëshortja për Luanën, la një fëmijë

581
Luana Vjollca nuk i pat denoncuar në polici veprimet përndjekëse të një fansi “të çmendur”, derisa ai u përfshi në një sherr me grushte me të dashurin e saj, biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj. Incidenti ndodhi pasditen e 12 prillit në Unazën e Madhe në kryeqytet.

Sipas Prokurorisë, këtë ditë prezantuesja, pasi ka dalë nga puna me automjetin e saj, ka vënë re që po ndiqej nga një mjet “Fiat”, që i binte borisë në mënyrë të vazhdueshme.

Ajo ka lajmëruar mikun e saj Çoçaj, i cili ka i shkuar pas me një tjetër mjet. Në një nga semaforët e Unazës së Madhe, për shkak të bllokimit të trafikut nga mjeti “Fiat” ka zbritur 32-vjeçari, Besmir Lila.

Ai i ka shkuar prezantueses te xhami dhe ka filluar t’i bërtasë që të hapte derën, duke i thënë se përse s’u ishte përgjigjur mesazheve të tij. Në këtë kohë aty ka shkuar edhe Çoçaj, i cili është konfrontuar fizikisht me Lilën.

Një patrullë policie e rastësishme ka ndërhyrë, duke ndaluar Besmir Lilën. Në çantën e tij është gjetur një armë zjarri, pistoletë.

“U DIVORCUA PER LUANEN”
Fjala e mbrojtjes në sallën e gjyqit zbuloi detaje të reja rreth historisë së “përndjekjes” disamujore të Luana Vjollcës nga një prej një fans “i çmendur” pas saj.

Avokati tha se i dyshuari Lila ishte divorcuar disa vite më parë nga bashkëshortja e tij, martesë nga e cila ka ardhur në jetë edhe një fëmijë.

Para gjykatës, mbrojtësi pohoi se një nga shkaqet e këtij divorci ka qenë dashuria për Luana Vjollcën.

Po ashtu, mbrojtësi paraqiti para gjykatës një raport psikologjik të depozituar gjatë gjyqit të divorcit, ku provohej se Lila kishte probleme me kontrollin e emocioneve.
Sigal