Donacionet për ndërtimin në Thumanë të apartamenteve nga JOQ Albania u bënë realitet

130
Sigal

Ju kujtohet kur armata e Rilindjes akuzonte JOQ Albania se vodhi paratë e popullit?

Ditën fatkeqe të 26 nëntorit 2019, të nxitur nga shqiptarët me zemer te madhe edhe pse nuk është ne fushen tonë, hapem një llogari në GoFundMe.

Për 48 orë u mblodhën 175 mijë dollarë dhe në orën 49-të u ndal thirrja sepse u shpallëm në kërkim nga Policia e Shtetit për terror dhe përhapje paniku.

Si rrjedhojë, donacionet tuaja JOQ Albania ja besoi fordacionit “Firdeus”, i cili e ka mbajtur fjalën duke ndërtuar me to 5 banesa private për të pastrehët e Thumanës.

Nuk kishim ndërmend t’i publikonim keto pamje, por akuzat e fresketa te patronazhistëve meritonin pergjigje.

Mirënjohje pakufi për të gjithë shqiptarët solidarë dhe humanë të cilet dhuruan nga kursimet e tyre duke bërë të mundur strehimin e 5 familjeve!

Falenderojmë imamin Elvis Naçi bashkë me ekipin e tij që e mbajten premtimin!

Urojmë që ajo situatë mos të përsëritet më dhe që Shqiptaria të ketë një të ardhme të bardhë e të begatë!