Dhunoi nënën, arrestohet 32-vjeçari në Lushnjë

57
Sigal

Një 32 vjeçar nga Lushnja, banues në fshatin Allkaj është arrestuar për dhunë në familje.

Sipas policisë, i riu dyshohet se ka dhunuar fizikisht nënën e tij.

Autoritetet kanë ngritur një grup pune dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin D. Q., 32 vjeç, banues në fshatin Allkaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.