Terror tek “Unaza e Re”/ I grabisin 20 mijë euro, policia fsheh ngjarjen

586
Sigal

Pronari i një pike këmbimi valutor është grabitur para tre ditësh te “Unaza e Re”, por policia nuk e ka bërë publik lajmin.Teksa kambisti po dilte nga një garazhi pranë shtëpisë së tij, e ka sulmuar një person i maskuar, i cili i ka marrë 20 mijë euro nën kërcënimin e  thikës.

Gazeta “Shqip” ka siguruar videon e autorit, i cili largohet me vrap, pasi i kishte marrë shumën e madhe të parave.

Kambisti është përleshur me autorin, por nuk ka mundur të ndalojë grabitjen.

Autori kishte një thikë, por për fat të mirë nuk e ka plagosur kambistin.

Pas ngjarjes, ai ka bërë denoncimin në polici për të zbuluar autorin e kësaj ngjarjeje.