Një banesë në një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mesditen e sotme.
Zjarri është i përmasave të mëdha, për pasojë një 62-vjeçar ka gjetur vdekjen.
Bëhet fjalë për shtetasin Ismet Abdurrahmani, i cili jetonte vetëm në banesë.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse për të shuar flakët.