Përfshihet nga flakët një pallat në Shkodër, shkak rrjedhja e bombulës së gazit

450
Sigal

Në një pallat në lagjen Zdrale të Shkodrës ka rënë zjarr.

Është bërë me dije se shkak i këtij zjarri është bërë rrjedhja e gazit nga një bombul, ku më pas flakët kanë përshirë dy hyrje pallati.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa po punojnë të shuajnë flakët e rëna në katin e 5 të pallatit. Fatmirësisht nga zjarri deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.