Dëgjohen të shtëna tek “21-Dhjetori”

283
Sigal

Të shtëna me armë zjarri në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Bëhet e ditur se brenda një lokali të zonës, disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin.

Në sherr e sipër, një prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit që kishte me vete dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik në zonë.

Pasi ka shtënë, i riu ende i paidentifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa në ndjekje të tij është vënë Policia.

Ndërkohë që grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për të zbardhur shkakun që solli përplasjen e të rinjve brenda lokalit